Ikja e ciklit menstrual ne moshen 50
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Merita
Kjo që përshkruan është një nga shenjat e periudhës së parë të menopauzës. Bën mirë që vjehrra, të kontaktoj një mjek gjinekolog për të bërë disa ekzaminime të nevojshme specifike dhe mjeku do t’i rekomandoj trajtim medikamentoz për të dominuar këtë gjendje. Gjithashtu duhet të keni parasysh që në këtë moshë fillon të largohet edhe kalciumi nga kockat, prandaj përdorimi i ushqimeve të pasura me kalcium si qumësht, djathë, gjizë, kos etj, si dhe mos konsumini i duhanit dhe alkoolit, do ta ndihmojnë që masa kockore të mbetet solide duke përmirësuar cilësinë e jetës.
Gjithë të mirat.


Kam nje pyetje per vjerren. ka nje vit qe e kan lene menstracionet edhe tani ka nje problem her mas here i vjen nje nxhetesi 2deri ne 3 min dhe masandej i vjen ftoft. Qka mundet me pas. Faleminderit.