A jam shtatzene?
Sara Shala
(12 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Ajo që përshkruan, tregon se ke një problem të ciklit menstrual i cili mund të rregullohet nëse vlerësohet paraprakisht shkaku. Të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin dhe një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës. Nëse do kesh problem, mjeku do të rekomandoj të bësh edhe analiza dhe ekzaminime të tjera qofshin edhe ato hormonale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje.Jam e interesuar te di nese jam shtateze Ciklin e kam te rregullt gjdo 28 dite,mens. e fundit i kam pas me 4 mars sot e bera testin dhe me doli negativ.ne fillim te muajit kam pas dhimje sikur te ciklit por cikel nuk kam kete muaj.qka mund te jete tjeter nese nuk jam shtatezen,muajin shkurt kam pas 2 cikle te nje pas njeshme dhe kam perdore nje terapi qe me eshte pershkru(Cyklokapron,Provera,Niferex) dhe i kam ber analizat mire me kan dal dhe pastaj me jan rregullu.