Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A rrezikoj abort nga njollat kafe?

Prsh,po tentoj te mbetem shtatezene dhe me jan vonuar menstruacionet 5 dite ,,dhe keto dite kam patur pak sekrecione me ngjyre te qelet kafe,,a ka mundesi te kem ndonje rrezik aborti spontan,theksoj se para 8 muajsh kam patur abort spontan ne javen e 5.Faleminderit

Danja Danja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Danja

Edhe mund të kesh mbetur shtatzënë sepse mungesa e menstruacioneve të çon në mendim e parë se shtatzënia ka filluar. Të rekomandoj të bësh një beta hCG dhe një kontakt me mjekun obstetër-gjinekolog. Gjatë kontrollit ai do të vlerësoj edhe gjendjen e përgjithshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë nëse ajo ka filluar.

/komuniteti