Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marredhenieve seksuale

Pershendetje doktoresh! Sot mbushen 7 jave qe e kam lindur femijen e pare dhe kam pas qepje vaginale. Ende here pas here kam dhimbje. Desha te ju pyes a mund te filloj me marredhenie tani pasi sic e ceka kam ende ngapak dhimbje nganjehere dhe a eshte normale qe edhe pse ka kaluar kaq kohe te ndjej ende dhimbje. Apo me rekomandoni te bej nje kontrroll se pari? Ju pershendes

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Nuk është normale dhimbja që përshkruan, pas nuk duhet të kesh dhimbje 7-të javë pas lindjes për shkak të cikatrices (qepjes vaginale). Të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e rrugëve të lindjes, konkretisht gjendjen e laceracionit (çarja e rrugëve të lindjes). Nëse mendon të fillosh raportet seksuale, që ato të jenë të lehtësuara, përdor xhel inert i cili ndihmon në penetrimin e organit mashkullor.

Gjithë të mirat.

/komuniteti