Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 40 dhe lindja

Pershendetje e nderuar desha te mar mendimin tend? Jame ne javen e 40 sot kam hy kam qen te gjinekologu me tha qe te pres edhe 5dit a ka naj qe keq per beben mos eshte von e kam shtatzanin e par e po frigohem beba eshte 3700 e me tha qe ki gjasa me lind normal po a eshte me mir me operacion apo normal,shtatzania me ka shku shum mir deri tash vetem 7kg i kam shtu,me fal e teprova ndoshta pak.

Etna Etna (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Etna

Nuk di gjendjen tënde dhe prandaj të rekomandoj të zbatosh këshillat e mjekut, pasi ai e njeh situatën dhe ecurinë e shtaztënisë. Ai e di arsyen përse nuk të mban të shtruar në spital si dhe besoj se e ka menduar edhe mënyrën e lindjes.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti