Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne lidhje me kete rezultat

Pershendetje ,une kam ba pap test dhe me ka dal shkalla 3 ,mjeku nuk me ka dhen asnje terapi por me ka then qe duhet te behet pap testi me shpesh te shihen ndryshimet ,ju lutem a eshte rrezik kjo shkall dhe a mundem me shku deri me e keqja d.m.th kancer jam shum ne stres

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Shkallën e pastërtisë vaginale nuk e përcakton Pap-testi, por e përcakton shtrishoja vaginale (analiza e sekrecioaneve vaginale). Pap-testi është analizë e cila vlerëson deformimet qelizore në qafën e mitrës. Nëse deformimet qelizore janë të pranishme, Pap-testi duhet të kryhet më shpesh. Në të kundërt, ai mund të kryhet një herë në dy-tre vjet.

Për përgjigje më të plotë, më dërgo përgjigjen e Pap-testit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti