Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Persh.doktorresh po tentoj me met shtatzen po spo muj rregull jom krejt a po lagna pak e po du met pyt aduhet mu lag me shum per me mbet shtatzen asije e pres pergjigjen tuaj naten e mir kaloni.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bana

Jo të gjitha femrat e përjetojnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Por kjo nuk është shkak që shtatzënia të mos filloj. Prandaj mos ki frikë. Shtatzënia do të filloj nëse shëndeti yt riprodhues dhe i bashkëshortit është normal. Të këshilloj që më parë të bësh një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku gjinekolog të bëjë një vizitë gjnekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, nëpërmjet të cilave do të vlerësojë gjëndjen e shëndetit riprodhues të çiftit. Nëse të gjitha parametrat rezultojnë brënda normave, atëherë shtatzënia do të ndodhë dhe do të ketë një ecuri të mbarë deri në fund të saj.

Gjithë të mirat.

(12 vite më parë)
flm ishalla eti qa po me thue me perdor naj kokerr me mbet shtatzen sa me shpejt

/komuniteti