Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A krijohen nga ciste nga clomid?

Miremberema doktoreshe . desha tju pyes se para nje viti bera nje eko dhe me doli cdo gje ne rregull. doktori me dha te pi clomid per pese muaj me nga 5 hapa cdo muaj , te pese muajt do pish me nga 5 dozen nuk do ta rrisesh. clomidi nuk dha rezultat , doktori me sugjeroi se duhet te besh nje kontroll tubash , e bera dhe ate , tubat dolen ne rregull po ne cafe te mitres me doli nje polip . . mbas marrjes se pergjigjes se tubave shkova te doktori qe ti tregoja rezultatin ., ai kerkoi qe te benin nje eko nga poshte , dhe rezultati i ekos doli nje polip ne qafe te mitres, dhe 2 kiste nje ne vezoren e majte dhe nje ne vezoren e djathte . tani doktoreshe me fal se u zgjata shume . si mendon ti ato kane qene apo jane krijuar mbas clomidit . si mendon ti , te pres se mos cahen keto kistet apo ti operoj ,,,,, faleminderit pres pergj tuaj

Erme Linda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erme

Madhësi e kisteve mund të çojë në një përgjigje të plotë, sepse mundet që kistet të jenë formuara edhe nga trajtimi me dozë maksimale me klomid. Edhe mënyra e trajtimit varet nga madhësia e kisteve.

Prania e polipit në qafën e mitrës, është një nga shkaqet që shtatzënia të mos ndodhë. Të rekomandoj të bësh heqjen e tij dhe trajtimin e qafës së mitrës.

Gjithë të mirat.

Erme Linda (12 vite më parë)
faleminderit per pergjigjen . kistet jane me nga 3cm keshtu jane te shkruara ne eko cm , si thoni duhet ti heqi , si mendoni kam nje vones prej dy javesh te ciklit a eshte shkaku i kisteve apo i lengut te HSG se te jeme shtatzene nuk ma merr mendja prej kisteve , flm pres pergjigjen tuaj me padurim

/komuniteti