Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa rrezikoj me gravidancen e dyte?

Pershendetje e nderuar doktoresh!Ndoshta do tju lodhe dhe doju mare pak kohe me pyetjen time...Kam nje vajze 11muajshe .shtatzanin e kisha pak te komplikuar ose ndoahta keshtu me eshte dukur.gjate 5muajve te pare isha mirepervec te vjellurave dhe marje mendje.muajt e tjere ishin tortura ime.dhe pse nje muaj ndenja rregjim shtrati se rrezikoja. ne muaj e 8mu shfaq nefropatia e barres.tensioni i larye edemat ishin por albumina jo shume e larte deri sa u futa ne muajin e 9 ndenja ne spital. ne javen e pare te muajit te9 linda vajzen me operacion pasi mu rrit uricemia.probleme kisha pas lindje.sapo dola nga salla me ra te fiket dhe kisha hemorragji.mjekja me tha qe kisha shume varice ne miter dhe te fryra se u bera pothuaj 100 kg. tani kam frik mos kam mbetur shtatezen dhe doja te dija sa rrezikshmeri mbaj duke treguar kto qe kam kaluar me te paren.kam frik nk po di Ju faleminderit

Marsi Lamcja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Një shtatzëni nuk mund të jetë njësoj si e para, por faktorët e rrezikut tek ty ekzistojnë. Nëse je shtatzënë duhet të bësh ndjekje të kujdeshme të shtatzënisë dhe të mbash dietë duke u konsultuar me dietologon, me qëllim që shtesa në peshë të mos jetë mbi 12 kg. Një nga faktorët e rrezikut për preeklampsi janë edhe shtesat në peshë. Për të vlerësuar nëse ke mbetur shtatzënë, bëj një beta hCG dhe një ekzaminim ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti