Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Epitel i shkateruar, laktobacile te rralla

Pershendetje doktoreshe.. Jam ne javen 23+2, sot mora rezultatet e strishove vaginale dhe cervikale te cilat rezultuan sterile, dmth ne kulture nuk jan izoluar bakteret patogjene, ama ne preparatin mikroskopik te strishos vaginale shkruan : epitel i shkatruar, laktobacile te rralla... me intereson te di se cfar dmth kjo? paraprakisht te falenderoj

Gane * (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gane

Mirë do ishte të kishe shkruajtur se sa javëshe je shtatzënë. Trajtimi me ovula lokale të meclonit, apo dhe ovula të tjera të kombinuar në tremujorin e parë të shtatzënisë nuk është i rekomonduar. Gjithashtu të gjitha medikamentet që përmbajnë metronidazol në përbërjen e tyre, nuk rekomandohen të merren gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Nëse kultura e sekrecioneve vaginale ka rezultuar pa bakterie patogjene, të rekomandoj që të përdorsh vetëm shplarës të jashtëm.

Nëse ke një centimetër dilatacion/hapje/çelje dhe nuk je më shumëse 37-të javëshe, trajtimi me tokolitikë është i rekoamnduar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti