Ekstrasistola ne shtatezani
Dorina Shkurti
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Kur gratë shtatzëna kanë probleme të rëndësishme shëndetsore si në rastin tënd, që kanë të bëjnë me zemrën, gjithnjë dhe në çdo rast mjeku obstetër-gjinekolog i rekomandon gruas që të kontaktoj mjekun kardiolog. Nëse problemet janë shqetësuese atëherë mund të bëhet një konsultë e përbashkën e të dy specialiteteve të mjeksisë, për të marrë vendime mbi trajtimin dhe strategjinë e trajtimit.
Uroj që problemi të dominohet sa më shpejt dhe sa më mirë të jetë e mundur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, Para disa ditesh bera kontroll ekografik te mjeku dhe cdo gje ishte ok. jam ne javen e 28. Mirepo kam rreth dy jave qe vuaj nga keto rrahjet e forta te zemres dhe para se ti ankohesha mjekut ai e konstatoi vet dhe me tha qe quhet extrasistola dhe me dha mjekim jodox per tiroiden e shtatzanise dhe per qetesim me tha te pi ndonje qetesues tip valeriana mirepo une skam asnje permiresim dhe sa vjen po behet me e padurueshme gjendja. Cfare me keshilloni?