Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Meclon vag

Pershendetje doktoreshee pas konsultes me mjeken time, dhe kontrolles, para nje jave ajo pa se qafa e mitres ishte dilatuar per mollez gishti dhe me dha magnesium 2x1... pas rezultateve te strishove vaginale dhe cervikale qe i mora dje me dolen qe ne kulture nuk jan izoluar baktere patogjene, dmth skisha infeksion ama ne preparatin mikroskopik shkrkuante epitel i shkatruar dhe laktobacile te rralla, mjekja me dha te perdor meclon vaginalete 5 mbremje rresht... mjekja kishte nje operacion te gjate ne spital mandej e takova, thash mos nga lodhja ka harrua qe kam fillu me u qel... ajo qe me intereson eshte se a lejohet te perdoret ky meclon vag (metronidazole) pasi qe kam fillu me u qel?! te falenderoj

Gane * (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gane

Mirë do ishte të kishe shkruajtur se sa javëshe je shtatzënë. Trajtimi me ovula lokale të meclonit, apo dhe ovula të tjera të kombinuar në tremujorin e parë të shtatzënisë nuk është i rekomonduar. Gjithashtu të gjitha medikamentet që përmbajnë metronidazol në përbërjen e tyre, nuk rekomandohen të merren gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Nëse kultura e sekrecioneve vaginale ka rezultuar pa bakterie patogjene, të rekomandoj që të përdorsh vetëm shplarës të jashtëm.

Nëse ke një centimetër dilatacion/hapje/çelje dhe nuk je më shumë se 37-të javëshe, trajtimi me tokolitikë është i rekomanduar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti