Sa janë të rrezikshme polipet dhe më gjërësisht rreth tyre?
Shegaa
(15 vite më parë)
Pershendetje Shega,
Polipi mund te shfaqet ne qafen e mitres dhe ne endometrium. Ti thua se ke polip ne miter. Supozoj se behet fjale per polip ne qafen e mitres, pasi qe eshte zbuluar gjate kontrollit rutinor gjinekologjik. Polipi ne qafen e mitres ne shumicen dermuese te rasteve nuk jane te rrezikshme. Duhet te hiqet dhe materiali te dergohet per ekzaminim histopatologjik. Gati gjithmone rezultati eshte beninj (i parrezikshem). Nuk shumohen dhe zakonisht nuk paraqesin probleme per shtatzenine ne te ardhmen.
Jam 28 vjecare, beje kontrolla rregullisht tek gjinekologu ngase kam marredhenie seksuale dhe tani me ka thene se e kam nje polip ne miter, andaj ju lutem me gjeresisht desha te marre informata rreth polipeve, sa jane te rrezikshme, a jane te sherueshme, cfare pasoja mund te kemi nga polipet, a mund te shumohen, si sherohen dhe nese sherohen a perseriten perseri, sa eshte pengese per nje shtatzeni apo ne rast tek shtatzenat a mund te shkaktojne aborte etj? Ju falenderoj paraprakisht nese gjeni kohe te me pergjigjeni rreth ketij problemi!