Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjate shtatzenise

Pershendetje doktoresha, jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe kam shtuar 9 kg, ju lutem me thoni cfare duhet te haj qe te mos shendoshem shume, a eshte problem kjo peshe?

Marsi Cajupi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi,

Të rekomandoj të kontrollosh konsumin ushqimor duke kufizuar sheqernat, bukën (karbohidratet) dhe yndyrnat shtazore. Në vend të tyre mund të konsumosh zarzavate dhe fruta. Mesatarisht shtatzënat shtojnë në peshë nga 10-të deri në 15-të kg, por kjo varet nga pesha trupore e gruas (indeksi i masës trupore). Duhet të dish se edhe kur shtatzëna shton në peshë edhe deri në 18-20 kg, nuk përbën shqetësim nëse shtimi në peshë nuk është i shqëruar me komplikacione apo problem shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti