Sekrecionet e bardha
Bora Bora
(12 vite më parë)
Përshëndetje Bora
Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Dalja e lëngut spermatik nga vagina, nuk është pengesë për fillimin e një shtatzënie.
Ndërsa sa i përket sekrecioneve të bardha me erë duhet bërë urokultura apo kultura për të diagnostikuar infeksionet urinare apo infeksionet vaginale si dhe gjetur medikamentet më efikas për trajtim. Mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë preparat, që i përshtatet sa më mirë trajtimit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje une desha te te bej nje pyetje ne lidhje me sekrecjonet e bardha. Jam 20 vjec dhe kete muaj po provoj te ngeli shtatezene por kam nje problem, pasi sperma derdhet ne vagine sapo te cohem ne kembe del ne formen e lengut dhe gjate dites sekrecjonet e bardha kane nje ere kjo gje nuk me ka ndodhur para se te provoja per shtatezani. Ju lutem a eshte kjo dicka per tu shqetesuar?