Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit menstrual

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Desha te bej nje pyetje. Jam martuar qe dy vite dhe kam deshire te mbes shtatzene. Menstruacionet i kam te rregullta cdo tri jave me kane ardhur  cdo here, mirepo kesaj radhe dje kam mbushur tri jave dhe ende sme kane ardhur dmth data e pritshme ka kaluar, a eshte e mundur te kem ngelur shtatzene? Kur mund ta bej testin per ta vertetuar? Data e fundit e ciklit te fundit ka qene me 04.10.2011. A eshte e mundur te kem ngelur shtatzene pasi qe vetem nje jave kam pasur marredhenie me burrin sepse ishim larg njeri tjetrit?

Rina - Itali (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Për të vërtetuar dyshimin mbi fillimin e shtatzënisë, testin shtëpiak bëje në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhje së ciklit menstrual pasardhës.

Uroj sinqerisht që të kesh mbetur shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti