Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët oral

Kam filluar perdorimin e kontraceptiveve oral Rigevidon quhen, jam konsultuar me mjekun, po deshta te ju pyes dhe juve per siguri, a eshte 100 % e sigurt per mbrojte nga shtatzenia e pa deshiruar, dhe ne te ardhmen a mund ti ndaloje dhe te mbes shtatzene pra a ka efekt anesore per kete gje?

Donaaa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dona,

Asnje metode kontraceptive nuk ofron mbrojtje te qindperqindte nga shtatzenia. Grate e kalojne gjysmen e jetes duke u perpjekur qe te MOS MBETEN shtatzene dhe ndodhe qe atehere kur vendosin qe te kene femije, e shohin se nuk eshte edhe aq e lehte. Rekomandohet qe kur te vendosesh te mbetesh shtatzene, kompleto kutine e fundit te kontraceptiveve, prit te kaloje nje muaj pa kontraceptive dhe pastaj provo te mbetesh shtatzene.

Rigevidon duhet te merret nje tablete ne dite duke filluar nga dita e pare e ciklit menstrual (dita kur fillon gjakderdhja, pra kur fillojne menstruacionet). E ke pare se jane 21 tableta ne kuti, pra per 7 dite pas kompletimit te terapise nuk merret asnje tablete. Gjate ketij intervali shtateditesh duhet te te vijne menstruacionet (zakonisht gjakderdhja paraqitet diten e dyte ose te trete pasi te kesh marre tableten e fundit).

/komuniteti