Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fëmija mbrapsht

Pershendetje, jam ne shtatzenine e pare ne muajin e 8, beba eshte zhvilluar mire, probleme skam pas deri me tani. Por qe nga fillimi e kam beben mbrapsht (me koke larte) dhe gjinekologja me ka thene se deri me tani ka qene dashte me kthy mbare, tani mundesite e kthyerjes femijes ashte me e komplikuar dhe me e gjate. Cfare me keshilloni te veproj se nuk deshiroj te lindi me prerje cezariane, a ka mundesi te kthehet beba mbare? Ju faleminderit per ndihmen tuaj. Eni.

Enerida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enerida

Kthimi i fëmijën me kokë poshtë në katër javët e fundit të shtatzënisë, shkon deri në pamundësi. Kthimet cefalike/me kokë në këto periudha, ndodhin vetëm mbi disa faktor kur fëmija ka peshë të vogël dhe hapsirë uterine është më e madhe (citus mobilis). Megjithatë nuk është e thënë që fëmijët me pozicion podalik/këmbë, të lindim me patjetër me prerje cezariane. Në klinikën ku unë punoj, edhe në rastet e fëmijëve podalik tentohet lindja vaginale pas vlerësimit të përmasave të baçinit dhe kokës fetale. Por, kujdesi është shumë i madh në drejtim të monitorimit të proçesit të lindjes dhe gadishmëria e sallës operatore është e lartë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti