Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam hyrë në muajin e 9?

E nderuara doktoreshe, dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene me date 07.03.2011 dhe deshiroj te di se edhe sa kohe me ka mbetur per te lindur femiun tim dhe nese e lind tani a mund te jete nje femije i shendetshem? Ju faleminderit shume.

Ilirjana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana

Nëqoftëse data 7.3.2011 ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia ndodhet në javën e 33 plus 5-së ditë. Mundësia e lindjes, është data 13-14 dhjetor 2011. Të lindësh në këto ditë/periudhë, do të thotë që të kryesh një lindje parakohe e cila ka pasoja tek i porsalinduri. Lindjet pas javës së 37-të të shtatzënisë, konsiderohen si lindje normale.

Të uroj të lindësh në term një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti