javë pas jave
Pershendetje Emi,
Gjate shtatzenise fillon te prodhohet nje hormon i cili e pergatit gjirin per gjidhenie pas lindjes. Pas pak javesh mund te kesh edhe rrjedhje nga gjiri, qe poashtu eshte shenje normale e shtatzenise. Perdor gjyksore (jelek) qe nuk eshte i ngushte per gjinjte; nuk eshte mire qe gjate shtatzenise te mos mbash fare jelek, sepse kjo e ben dhimbjen akoma me te shprehur. Pi shume lengje dhe perpiqu te jesh aktive (perpiqu qe se paku 30 minuta ne dite te ecesh - ecje normale, jo ecje e shpejte, as vrapim). Vendos peceta te nxehta mbi gji. Disa gra e ndjejne veten me mire kur vendosin peceta te ftohta. Provoji te dy menyrat dhe perdore ate qe me shume te ndihmon. Nese megjithate, prape do te kesh dhimbje, duhet te marresh ndonje bar per lehtesimin e dhimbjes, por mos e merr pa u keshilluar me mjekun.


Pershendetje doktor. Jam shtatzene ne javen e 14+4 dite. Qe nje jave kam dhimbje ne gjirin e majte dhe kur te prek me dhemb dhe e verej qe te dy gjinjte jane me te forte, a eshte kjo per shkak te shtatzenise apo duhet ta bej nje ultraze te gjirit? Faleminderit paraprakisht.