Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraktimet dhe dhimbjet e mesit gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Jam 25 vjec ne shtatzenine e pare. Jam ne javen e 25. Dy javet e fundit kam patur kontraktime dhe dhimbje mesi. Bera vizite te mjeku dhe me tha se e ke nga qendrimet ne kembe. Nuk ka rrezik pe bebin. Piva vasosuprina. Tani nuk kam me shqetesime. Marredhenie nuk kam kryer nga frika, as nuk lodhem. Dua te di a ka rrezik bebi im? Kam frike mos lind para kohe. A me bejne dem keto ilace? Mjeku me tha piji sa here te forcohet barku. Faleminderit.

Denisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Spazmolitikët (janë tableta që përdoren kundër kontraksioneve në rastet e rrezikut të lindjes parakohe), jepen sipas këshilëës së mjekut dhe trajtimin me to duhet ta vazhdosh gjatë. Të rekomandoj gjithashtu të qëndrosh sa më gjatë shtrirë dhe në pozicion anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti