Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje te barkut ne shtatzani
Prsh.Qe nga java e 37 deri me tani qe jam ne javen e 38+6 kam kruarje te barkut mkan dal si do puqra,shqetesimi im eshte a i bej dem bebit duke e kruar barkin a mos i mbetur shenjat aty ku kruaj ose e lendoj.Se un e krauj barkun sepse kam shum kruarje nuk e di pse ?! Veq ishalla nuk po e demtoj bebin qe une i bej barkut tim.Te pershendes shum
Sara Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Në këtë periudhë të shtatzënisë, zakonisht lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.

Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti