Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E-coli gjatë shtatzënisë

Pershendetje, kam pas 2 aborte spontane dhe tani jam shtatzene per te treten here. Jam ne javen e 11, kam bere urino kulturen dhe me ka dale bakteria E-coli, e di qe s`eshte e mire, a mund te sherohet ne shtatzeni apo me duhet te abortoj, pasi kam degjuar se me kete bakterie nuk mund te kem nje shtatzeni te shendoshe.

Dalina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dalina

E-coli, është bakter që zakonisht gjëndet në zorrë dhe që tek gratë shpesh takohet në rrugët urinare, për arsye të afërsisë që ka uretra e gruas me rektumin. Nëse bakteri i E-coli është i pranishëm, detyrimisht duhet mjekuar për të evituar mundësinë e lindjes parakohe. Qëndro e qetë, ky bakter nuk është i dëmshëm për fetusin, por gjithësesi duhet mjekuar.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti