Si quhet nje eko qe behet per trurin e femijes?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Milena,
Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.
Gjithë të mirat.


Ne cfare jave behet dhe a behet ne shqiperi dhe sa kushton?