Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Ky eshte muaji pare per mua qe po provoj per nje shtatezani mirpo pas mbarimit te mardhenjeve nese cohem ne kembe sperma rjedh...dhe diten tjeter sekrecjonet jane pak si me ere (si era e spermes pak a shume) . A eshte kjo dicka per tu shqetesuar

Bora Bora (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Bora

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Dalja e lëngut spermatik nga vagina, nuk është pengesë për fillimin e një shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti