Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas dy aborteve spontane

Jam nje zonje, jam martuar qe 5 vite dhe nuk kam femije. Kam qene shtatzene dy here dhe kam abortuar. Heren e pare mjeket me kane thene prej infeksionit kam abortu 2 muaj mas 1 vjet kam mbet prape, po kam abortu me eshte leshu gjakderdhja dhe te dy herat me kane pastru pa mpire. Pas abortit te dyte jam mjeku mire kam bo krejt kontrollat gjinekologjike edhe analizat e gjakut me kane dale krejt mire dhe mjeku me ka thene qe mund te provoj me mbet shtatzene se jam mire edhe burri i ka bo analizat dhe mire shume i kane dale, por qe 6 muaj po tentoj po nuk po mbes shtatzene. Cka duhet te bej a eshte normale qe nuk po mbes, a duhet te marre ndonje tablete a dicka? Me tregoni, faleminderit shume per kete faqe, gjithe te mirat.

Luma af (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luma

Mirë do ishte të më kishe shkruar se për çfarë je kontrolluar tek gjinekologu dhe për çfarë të ka trajtuar, që mundësisht të vazhdoja e të rekomandoja se çfarë ka mbetur pa u bërë apo çfarë ekzaminimesh duhet të bësh që shtatzënia të jetë e sukseshme.

Normale nuk është që të mos mbetesh shtatzënë, por mjeku që ka ndjekur shëndetin riprodhues duhet të marrë përsipër trajtimin deri në fillimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti