Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Metoda e insemimit

Pershendetje Dr Mimoza, doja te pyesja a eshte e demshme per femren metoda me insemimit nqs nuk jep rezultat me heren e pare, a mund te tentohet herave te tjera? Faleminderit per pergjigjet.

Mira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Pyetja është interesante dhe tregon një shqetësim të mbushur me kuriozitet. Si fillim dua të them, se edhe në mungesë të problemeve të infertilitetit, mbetja shtatzënë në mënyrë natyrore për çdo cikël menstrual shkon deri në 20%. Ndërsa prania e problemeve të fertilitetit, çon në mos mbetjen shtatzënë në rrugë natyrore deri në masën zero.

Inseminimi artificial, është një nga rrugët e fertilizimit dhe tentimi për të realizuar shtatzëninë mund të përsëritet shumë herë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti