Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Labia majora

Pershendetje doktoreshe. Ne shtatzenine e pare kam pasur infeksion ne labia majora mirepo i ka te njejtat simptoma te bartholin cyst sa qe nje ginekologe me ka thene qe eshte bartholin kam marre antibiotike zinat 2mg dhe vendi me ka marre ndezje menjehere duke qene shtatzene poashtu kam pranuar edhe lendacin 2 mg dmth infuzion prape se prape ne fund perfundova duke bere incizon keshtu u perserit e njejta 5 here dhe mjeket me rekomanduan pas lindjes operim mirepo ngaqe isha lehone perseri s`munda te operohem dhe tash jam perseri shtatzene dhe ka nis infeksioni te me perseritet! Mjekja me rekomandoi perseri zinat dmth te njejten procedure sa qe e di se njejte do te perfundoj ne incizon po kam shume dhimbje ngaqe vendi merr ndezje. Ju lutem doktoreshe, me rekomndoni dicka si tja bej hallit edhe ne kete shtatzeni nuk mundem ti perballoj gjithe ato dhimbje. P.s kur kam vizitu nje mjeke tjeter ajo tha qe kjo nuk eshte bartholin por dicka ne labia majora. Une jam 2 muajshe shtatzene dhe e di qe s'guxoj te pranoj antibiotike. Pres pergjigjen tende. Ju faleminderit per mirekuptimin.

Fatime (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime

Mirë do ishte të më kishe shkruar se për çfarë infeksioni në labia majora bëhen fjalë. Megjithatë të rekomandoj që të bësh incizion drenues, dhe pas lindjes duhet të bëhet një operacion radikal. Incizioni bëhet me anestezi lokale, që të mos keshë dhimbje.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

Fatime (15 vite më parë)
Askush prej doktoreve nuk me ka treguar se per cfare infeksioni behet fjale vetem e di se behet ne labia majora aty fillon duke qene shume e vogel pastaj behet ne forme te fasules e keshtu me rradhe deri sa infektohet me qelb shkoj e bej inciZionin. Doktoresh kam edhe nje shqetesim jam 2 muajshe shtatzen dhe femijen e kam hala ne gji si tja bej a ta ndaj nga gjiri apo te vazhdoj te pakten edhe nje muaj mirepo e shoh se gjate dites femija vjell, dhe tash i jap vetem naten se cohet shpesh per te pire, shishen nuk e pranon ne asnji menyre. Sdi si tja bej po shqetesohem shume per femijen. Te faleminderit doktoresh per ndihmen qe na ofroni. Ju pershendes.

/komuniteti