Menstruacionet e vonuara
Marigona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marigona
Nëqoftëse kohëzgjatjen e ciklit menstrual e ke patur të rregull dhe ardhja e gjakrrjedhjes ka kaluar, bën mirë të bësh një test shtatzënie për të verifikuar dyshimin që ke. Përdorimi i antibiotikëve sidomos në 12-të javët e para të shtatzënisë, nuk rekomandohen. Prandaj gratë kur përdorin antibiotikë, këshillohen që të ruhen nga një shtatzëni e padëshiruar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Menstruacionet e fundit i kam pasur me 25.09.11 pas ciklit bera urino kulturen dhe me doli escheria coli, kam perdore antibiotik nitrofurantin per 7 dite me radhe dhe i kam perfunduar me 27.10.11. Ende nuk me kane ardhur menstruacionet a mund te jete si shkak i voneses antibiotiku a po kam ngelur shtatzene? Kam frike ta bej testin mos duhet pres edhe ndonje dite? Faleminderit per ndihmen tuaj.