A mbetesh shtatzene kur perdore kontraceptiv urgjence?
Linda Perfundi
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Asnje kontraceptiv nuk ofron mbrojtje te qindperqindte. Gjakrrjedhja pas përdorimit të kontraceptivit të urgjencës, konsiderohet normale. Nuk rekomandohet që kjo metodë të përdoret shpesh, pasi mund të japë çrregullime të ciklit menstrual që nuk dominohen lehtë. Rruga më e drejtë për të kontrolluar shtatzëninë e padëshiruar, është përdorimi i metodave kontraceptive me afat të gjatë si spiralja.
Gjithë të mirat.
Ne diten e parafundit te ciklit menstrual kam kryer maredhenie te pambrojtur me te fejuarin por ne intervalin e 24 oreve kam marre konrtaceptiv urgjence ( 72 oresh ) dhe mbas 6 ditesh kam pasur gjakderedhje ne formen e menstruacioneve.a eshte kjo nje rrezik per shtatzani? ju falenderoj