Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Alkoholi për konceptim

Pershdendetje doktoreshe, jam nje grua e martuar dhe po provoj me mbet shtatzene po spo kam sukses, gjithcka kam perdore por pa sukses, tash nje shoqe me tha se ne vate para menstruacioneve me vendos raki shtepie para marredhenieve dhe tani me pas marredhenie dhe mbasi e kryej marredhenien prap me vendos nje vate me raki ne vagine, a eshte dicka e keqe kjo? Te lutem me kthe pergjigje!

Artaaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Nuk e njoh efektin e dobishëm të rakisë, për të mbetur shtatzënë apo për të ndihmuar shtatzëninë. Unë të rekomandoj të mos ndërmarrësh hapa të tillë, sepse mund të shkaktohen dëme të pariparueshme në shëndetin tënd riprodhues.

Për mendimin tim, rruga e vetme dhe e sigurtë në mbetjen shtatzënë është trajtimi mjeksor.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti