Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore mikropolisitke

Miredita doktoreshe, do ju isha shume mirenjohese te me jepnit nje mendim. Jam diagnostikuar me vezore mikropolicistike. Po tentoj te mbes shtatzene ka nje vit pa rezultat ndoshta ngaqe edhe burri nuk e kishte spermen ne rregull, mbasi mori nje mjekim mjeku i tha se tani ka mundesi per shtatzeni. Po doja te te pyesja se mua mjeku me ka thene se nuk eshte problem per shtatzeni me keto ciste dhe nuk me ka dhene fare mjekim. Te lutem me thuaj si duhet te veproj te pres akoma se mos ngelem vete? A kam ndonje mundesi apo kam nevoje per mjekim? Te falenderoj.

Aurora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Sindromi i ovarit policistik, ndodh si rezultat i çrregullimit të niveli hormonal të organizmit. Prandaj duhet që vezorja me mikropolicistike të trajtohet, dhe trajtimi bëhet me estroprogestativ për tre deri në gjashtë muaj. Pas zhdukhjes së tyre, duhet të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

Aurora (15 vite më parë)
Doktoreshe me fal dhe njehere per shqetesimin po une kam bere kura me yasmin dhe kontraceptive te tjere po njelloj kane qene, nuk kane patur rezultat. Te lutem me thuaj se si duhet te veproj? Faleminderit.

/komuniteti