Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mesit në fillim të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj per mundesine qe na jepni per te marre informacion ne lidhje me shqetesimet tona. Une sa kam verifikuar qe jam shtatzan nepermjet analizes se gjakut dhe ekografise, momentalisht jam 5 javeshe shtatzane por kam dhimbje te vazhdueshme te mesit dhe doktori qe me ndjek me tha qe nuk jane shqetesuese por gjithsesi me dha nje kurim per 10 dite me progresteron, ju lutem me thoni a rrezikon shtatzenia ime?

Griselda Merka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Griselda

Dhimbjet gjatë shtatzënisë e sidomos në fillimet e saj, janë normale nëse nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Trajtimi me progesterone është i rekomanduar, por kujdes edhe me sforcimet e panevojshme derisa shtatzënia të marrë rrugë normale. Me kalimin e ditëve dhe avancimin e moshës së saj, dhimbjet do vijnë duke u larguar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti