Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktoresh.jam ne javen e 37 te shtatzanis dhe mjeku ka konstatu se placenten e kam perpara dhe shum afer kokes se bebes.kontrollen e fundit qe ma beri mjeku me tha lindjen do ta presim deri sa vet te filloj qe don te thot nuk dota organizojm ne.agjithashtu me tha qe nese ke gjakderdhje gjat kesaj kohe lidja do te realizohet me prerje cezariane ndersaa nese te fillojn dhimbjet pa tjera probleme atehere lidjen do ta provojm qe ta besh normale mirepo me tha se normal do ta kesh lindjen normale me me veshtirsi. nga pervoja juaj a mund te me tregoni cila eshte menyra me e sigurt e lindjes per mua dhe beben time,pasi nuk munda ta kuptoj cfar veshtirsi me shum mund te kem nga tjerat nena qe lindin pa ket problem.ju si do te reagonit me nje pacient si rasti im ne kliniken tuaj? ju faleminderit

Eni Eni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Mjeku të ka sqaruar normalisht, pasi të dy mënyrat e lindjes janë të mundura në rastin tënd. Për mënyra e lindjes përcaktohet duke ndjekur fillimin e aktivitetit të lindjes. Gjatë kësaj periudhe nëse të fillon hemorragji e shtuar me koagula, të drejtohesh urgjentish në shtëpinë e lindjes.

Të uroj lindje të lehtë dhe të lindjsh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti