Pas abortit
Xija 07
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Ka mundësi që të kesh mbetur shtatzënë. Shpesh gratë, sidomos pas lindjes apo edhe pas ndonjë operacioni si në rastin tënd, mendojnë se nuk ka mundësi të mbeten shtatzënë derisa nuk i kanë ardhur menstruacionet. Por kjo nuk është kështu, sepse kur vjen gjakrrjedhja menstruale ditët e ovulimit kanë qënë të pranishme rreth 12-deri në 14-të ditë përpara, ditë në të cilën çiftet mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale të pa mbrojtura dhe shtatzënia ka filluar.
Për të konfirmuar ose jo shtatzëninë, bëj një test shtatzënie ose beta hCG.
Të uroj më të mirën e mundshme.
Pershendetje dr.Mimoza..Desha te pyes..Isha shtatzan dhe abortova mbas 9 jave shkaku se fryty nuk u zhvillu arsyje tjeter ska pas.. Kisha gjak derdhje vet afer 10 dit por prap fryty nuk eshte hjek dhe u desht me u operu jam operu dhe me skam pas probleme vetem pak dhimbje te shpindes...operacionin e kisha me 14.03.2014 dhe mestracionet e para pas abortit i kisha me 11.04.2014 ishin krejt normale si qdo her..por tash keto 3 dit e dundit ekam nje dhimbje te leht ne fund te barkut sikur kur te vin mestracionet dhe mundim si per te vjell nuk me hahet buka hiq smundem ta shoh me sy, ket problem nuk e kisha deshta t3 pyes a mos ndoshta kam mbet prap shtatzan edhe pse jemi ruajtur por a mundet te jet e mundshme.. termin kam ber te gjinokologja por ekam te premten e nuk po mumdem te pres deri at her.. Ju faleminderit shuuumm per kohen qe e merni per ne..