Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rubella virus igm dhe cytomegalovirus
Pershendetje,
Jam 27 vjecare nuk kam femij jam martuar tani dhe kem probleme si une si burri me lyhtha gjenital tani kem bere disa analiza dhe na kan dal edhe keto viruse: Rubella igm ,cytomegalovirus si dhe une kam ber strishen vaginale dhe me ka dal baterja enterococcus spp..
A mundeni mem tregu me gjersisht se si behet sherimi i ketyre semundjeve te meposhtme dhe se a ka ndonje problem te mevonshem lidhur me shtatzanin?

Lythat jem duke i kuruar qe 4 muaj po sherhohen mirepo prap po dalin.Keto tjerat i kam kuptuar sot nga analizat dhe jam shqetesuar mjaft shume.

Ju lutem te me informoni sa me gjersisht.

Ju faleminderit
Rrezi Sopjani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rreze,

Rubeola është infeksion viral akut, mjaft ngjitës që karakterizohet me ethe, kollë, rrufë, konjuktivit (infeksion i syrit), me njolla të kuqe në mukoza dhe një rash kutan (skuqje e lëkurës) etj. Diagnostikimi dhe vlerësimi i lytheve gjenitale duhet të bëhet nga mjeku androlog. Është ai që vendos nëse trajtimi duhet të bëhen me condyline apo me krioterapi (djegie). Deri në trajtim të lytheve gjenitale, marrëdhëniet seksuale duhet t’i kryeni me mbrojtje (prezervativ).

Për të marrë informacione mbi rubeolën, të lutem lexo në linkun e mëposhtëm, ku do të gjesh tërë informacionin e nevojshëm:

http://www.bebaime.com/udhezues-shendeti-semundjet/rubeola

Ju uroj shërim sa më të shpejtë.

/komuniteti