Probleme me menstruacionet pas lindjes
Stela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Stela
Të rekomandoj të përsëritësh ekografinë për të vlerësuar kavitetin uterin dhe në rastë se përsëri ka koagula gjaku, atëherë duhet të përsëritësh marrjen e citotekut i cili rekomandohet të përdoret 4 tableta, 2x2, çdo katër orë. Në rastëse, sekrecionet marrin erë dhe fillon temperaturë, duhet të fillosh antibiotikë dhe të kryhesh pastrim të kavitetit uterin.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje jam nje nene e re dhe jam paksa e shqetesuar lidhur me menstruacionet pas lindjes, kam gati 3 jave qe kam lindur, lindje natyrale dhe pa asnje problem por tani nuk kam me nje gjakderdhje vetem javen e pare me erdhen dhe pak javen e dite, bera nje kontrolle dhe doktoresha me tha qe kisha pak mpiksje gjaku, perdora citotek 3 here nga nje tablete per tre dite por prape asnje ndryshim, kam perdore dhe ovula vaginale nga nje ne nate. Nuk kisha infeksion, me ka ngel dhe pak bark mos ndoshta prej faktit qe s`kam pas gjakderdhje, menset i kam pas gjithmone te rregullta, cfare me sugjeroni te perdore, ju lutem pres nje pergjigje prej jush... Ju faleminderit.