Hematoma në mitër gjatë shtatzënisë
Minushe Gashi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Utrogestan dhe spazmolitikët, janë të rekomanduar në rastet e hematomave retroplacentare. Hemorragjia që ke, ndodh si rezultat i drenimit të hematomës. Shpresoj se me trajtim shtrati dhe mjekimin e mësipërm, hematoma do të vijë duke u zvogluar deri më zhdukjen e saj.
Pas dy javësh, bëj një vlerësim ekografik për të rivlerësuar gjendjen e shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, jam shtatzene 8 jave e 3 dite, po kam nje hematome 7 mm ndersa beba eshte 1.7 cm, kjo hematome ka qene 4 mm po ma e rrumbullakte e bebja ka qene 7 mm, tash eshte zgjat po eshte t`hollu dhe eshte 0.30 mm. Ju lutem a ka rrezik per shtatzeni? Bebes i rrahke zemra mire dhe eshte zhvilluar mire. Para 10 dite ka qene 7 mm tash eshte 1.7 cm. Kam gjakderdhje kohe pas kohe dhe po kam dhimbje si para ciklit kur po kam gjakderdhje, ju lutem te me udhezoni si te veproj? Utrogestan jam duke marre 3 here ne dite. Ju faleminderit.