Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje gjate marredhenjes seksuale

Pershendetje jam shtatzan dhe jam ne javen e 35 dhe kam shum dhembje ne vagin dhe fund te baruku gjat dhe pas marrdhanjes seksuale desha me dit a osht diqka rrezik ?

Hatixhe Spahiu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma

Nuk është normale të ndjesh dhimbje gjatë kontaktit seksual edhe kur je shtatzënë. Shkaqet e dhimbjeve të tilla mund të jetë të ndryshme. Në rradhë të parë të këshilloj të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëse analizat dalin negativ, përdore xhel lubrifikues gjatë kontaktit. Por nëse dhimbjet i ndjen përsëri, të këshilloj që mos kryesh kontakt deri në lindje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti