Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulimit

Pershendetje doktoresh ciklin e.kom pas me 15.04.2014 me.daten.19.04.2014 kam fillu me perdor klomid deri me daten 24.04.2014 mbas pilulave mka thon gjinekologia.ime me mar nje neksi per shperthimin e vezoreve me.duket dmth kontrollen e kam ber me 28.04.2014 neksijen e kom mar sod me 29.04.2014 vezoren e kam me permas aq sa duhet mardhenje skom pas qe 5 dit qfar mendon ti doktoresh kur e kam diten e ovulimit dhe per qfar arsyje me dasht me mar neksije ku osht problemi e zgjata pak flm per mirkuptim pres.nje pergjigje.nga.ti. gjith te mirat

Elsa . (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Klomid shërben për të pjekur folikulin dhe kur mjekja ka konstatuar se ai ka arritur në përmasa normale, të ka rekomanduar preparatin e dytë për shpërthin e folikulit dhe daljen e vezës në qarkullim. Mundësia që spermatozoidi të takohet me vezën është brënda dy tre ditëve, kohë në të cilën duhet të kesh kryer raporte seksuale. Sipas datave të marrjes së preparateve, ditët e ovulacionit tënd mund të jenë në ditët e 14-16.

Gjithë të mirat.

/komuniteti