Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te bardha me pak gjak!

Pershendetje!! Jam 22vjece.Mestruacionet i kam pas me dt.10 prill . Por ka dy dite qe te bardhat me vijne me pak gjak, gjithashtu kam pak dhimbje ne fund te barkut. Theksoj se ciklin e kam patur gjithmone te rregullt dhe pa dhimbje.Nuk kam kryer maredhenie ndonjehere. Pse ndodh kjo?Ju lutem me ktheni pergjigje pasi jam e shqetesuar..

Ana Cela (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Edhe ndodh që cikli menstrual të prish rregullin e ditëardhjes. Kjo mund të ndodh edhe për shkak të kalimit të ndonjë stresi apo sikleti, që ke kaluar në shtëpi apo në punë. Situata të tilla të përsëritura qoftë edhe një herë në vit, nuk tregojnë se ka ndonjë problem për t’u shqetësuar. Nëse çrregullimi menstrual bëhet më i shpeshtë, atëherë një konsultë dhe kontroll tek mjeku gjinekolog është i domosdoshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti