Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Efektet anesore te supozitoreve vaginal

Te nderuar Para ca javesh pata nje shtattzani mirpo per fat te keq nuk pasi qe pata abort spontan. Pas kesaj kisha kontroll te dr. Agroni dhe ai me sygjeroi ca pika per ndaljen e gjakderdhjes. Keto pika paten sukses por pas disa ditesh filloj prap mirpo jo gjakderdhje po me ngjyr te kafte. Shkova perseri ne kontroll dhe me rekomandoi disa supozitor vaginal. Tani ato sekrecione te kafta jan ndalur. Qe 6 dite jam duke i perdour keto supozitor vaginal. Deshiroj qe te pys a ka ndonje efekt anesor nqofse vazhdoj akoma per ti marrur apo ti nderpres. Me respekt Zana hajdari

Zana Hajdari (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Nuk e ke shkruar se çfarë preparati të ka rekomanduar mjeku, por kur fillohet një preparat mirë është që ai të merret plotësisht deri në fund të kutisë. Në këtë kuptim ndiq këshillat e mjekut.

Mirë do të jetë të bësh ekzaminimet e nevojshme për të gjetur shkakun e abortit dhe marrë masa për të mos u përsëritur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti