Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nje mendim tuajin e nderuar ne lidhje me raportin

E nderuara dr deshta nje mendim nga ju per ket raport timin un kam 4 vite qe skam femij andaj gjinekologu me keshilloj te bej nje HSG! andaj un e bera dhe deshta nje mendim tuajin ktu ishin fjalet en raportin e dr : Pas ekartimit te vagines aplikohen 15 ml kontrast pa refluks. Prezantohet mitra ne forme trekendeshi,arcuatus i lehte, madhesia normale. Tubat ne te dy anet , e kaliber dhe gjatesia normale , e leshojn kontrastitn ne zgavren e Douglasit. terapia pas kesaj ka qen : Cefaleksin caps 500 mg 2x2 7 dite Naklofen supp a 50 mg sipas nevoje ate te parin kam perdor per 7 dit kurse te dytin skam pasur nevoj fare deshta nje mendim tuajin reth ksaj edhe gjeja qe me ka ber marak esht forma e mitres a esht ne regull ajo form e pershkrimit apo mundet me pas telashe per mbetje te shtatzenis edhe pse pak a shum esht shkak i burrit se i del numri i spermatozoidve me i ulet por me gjitha un ekam kry edhe ket procedur andaj te lutem nje pergjigje nga ti te faliminderit per gjitha ndihmat e tuaja dhe per kohen tuaj . edhe nje pytje a mundem un te pi folan nese po te lutem me pershkruaj si duhna ta perdor edhe emrin e sakt te ti flm shum nga ti allahu te shperbleft ty dhe familjen tuaj me respekte meliza

Meliza Brajshori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meliza

Ekzaminimi i HSG ka rezultuar me kalueshmëri normal të tubave dhe forma e mitrës nuk sjell problem në mbetjen shtatzënë. Burri duhet të trajtohet për të arritur spermogramë në parametrat e normales. Pas kësaj mund të tentosh për shtatzëni dhe paralelisht të fillosh të marrësh acid folik. Acidi folik nuk ndihmon në fillim të shtatzënisë por është një parandalues i mirë i deformimeve në tubin neural të bebit. Acid folik merret 400 mmg në ditë, nga rreth tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë e deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Nuk ka rëndësi lloji i acidit folik, sepse të gjitha ato që kanë farmacitë kryejnë të njëjtin funksion.

Gjithë të mirat.

/komuniteti