Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Viza të kuqe rreth barkut

Pershendetje e dashur doktoreshe, kam rreth 3 muaj qe kam lindur dhe ne muajin e 9 me dolen disa viza te kuqe te theksuara tek damaret ne bark dhe tani jan zbehur si ngjyre por me kane ngelur, a hiqen dhe ku duhet te drejtohem per kete problem? Deri kur mbahet korseja tek barku? Dhe a duhet te bej nje vizite gjinekologjike megjithese nuk kam asnje shqetesim deri tani? Ju uroj pune te mbare.

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Një këshillim me mjekun dermatolog, është i domosdoshëm për trajtimin e problemit që ankon. Ai do të rekoamndoj kremra, për përmirësimin dhe zhdukjen e tyre.

Korseja është një problem personal i grave dhe nuk lidhet me asgjë tjetër. Prandaj vendimin merre vetë, ashtu siç e mendon.

Pas lindjes dhe në veçanti pas përfundimit të lehonisë, periudhës 40-45 ditore, mirë është që gruaja të bëj një kontroll mjeksor tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues pas përfundimit të të gjitha cikleve që shoqëron gruan nga shtatzënia.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti