Jashteqitja gjate shtatzenise
Jettë Jetta
(12 vite më parë)
Përshëndetje Jeta
Konstipacioni është një pasojë e shtatzënisë. Në mëngjes esëll, duhet të konsumosh rregullisht një gotë me ujë. Përpara konsumit të ushqimit, mund të merrash një lugë me vaj ulliri. Lakra turshi e konsumuar herë pas here, ndihmon tretjen e ushqimeve. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme, mjeku i përgjithshëm ose gjinekologu përshkruan një laksativ, i cili përshtatet me gjendjen e shtatzënisë. Përgjithësisht preferohet ato laksativ, që veprojnë në rritjen e volumit të materieve fekale siç janë; sheqernat jo të përthithshëm dhe jo ato të cilët veprojnë me një efekt stimulus në mukozën e zorrës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoresh jam shtatzen ne javen e 9+5 dhe kam jashtqitje nje her ne dy dit a eshte diqka qe nuk shkon ne rregull. Falemderit per kohen dhe pergjigjjet tuaja