javë pas jave
Përshëndetje Gerta
Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthizës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.
Pasi është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme.
Shqetësimi që ti ngre, është real. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.
Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.


Pershendetje Dr Mimoza. Dje isha per kontroll te mjekja dhe jam ne javen e 37+4 por me konstatoi qe bebi kishte te lidhur nje here kordonin rreth qafes. ky fakt me shqetesoi shume pasi kam frike se gjate lindjes mos i ndodh gje bebit. mjekja me tha qe kordoni nje here rreth qafe nuik perben rrezik per lindje natyrale sepse shume femije lindin ne kete menyre por une perseri nuk jam e qete dhe do doja dhe nje mendim nga ju. a perben rrezik ky fakt apo mos ndoshta duhet te planifikoj per lindje me operim? ju faleminderit