Cfare tregojne keto rezultate?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Mira
Ulja e nivelit të proteinës s, tregon që një infeksion ka qënë i pranishëm dhe ndikimi i tij mbi shtresën e endometrit mund të ketë qënë shkak i abortit. Ndërsa ekzaminimet e tjera janë normale, gjë që tregon që nuk ke nevojë që për shtatzëninë e dytë të përdorësh medikamente që ndikojnë në hollimin e gjakut.
Të rekomandoj që përpara se të nisësh shtatzëninë e re, të marrësh një trajtim me antibiotiko-terapi për 10-të ditë dhe tre javë më vonë, të përsëritësh analizën për të rivlerësuar nivelin e kësaj proteine.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendjetje Kam bere analizat per antitrombina iii dhe vlera ka dale 93.7 nderko qe vlera normale eshte 80-120, aptt ka dale 33 vlera nomale eshte 24-35 seh,proteina c ka dale 79% vlera normale eshte 52-141% ndersa proteina s ka dale 60% nderkoh qe vlera normale eshte 65-158%. Cfare tregojne keto rezultate pasi pasi kam pasur 2 aborte te njepasnjeshme Faleminderit.