Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Presioni ne fshikezen e urines

Pershendetje doktoresh, deshta tju bej nje pytje, jam.ne javen e 28 dhe qe dy dite po kam presion ne fshikezen e urines dhe pak dhimbje, a esht per tu shqetesuar diqka a po jo, ju faleminderit

Megi Terziu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi,

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse mitra megjithëse është e vogël ajo shtyp fshigzën e urinës duke dhënë ndjenjën e urinimit. Të këshilloj që sa herë të vjen për të urinuar mundohu ta bësh. Edhe nëse nuk del, punë e madhe, por mos tento të paksosh sasinë e ujit që konsumon me mendimin që të shkosh sa më pak në banjë.

Nëse gjatë urinimit ndjen djegie, dhimbje, ndryshim i fortë ngjyre dhe sidomos të shoqëruar me temperaturë, drejtohu menjëherë tek mjeku obstetër-gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti