Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam frike mos perseri kam pasur abort spontan?!

E nderuar doktoresh ne muajin mars tentova per shtatezani,,ciklin e kam 24 ditesh dhe ne daten kur prisja ciklin nuk me erdhi dhe vonesa e ciklit ishte 2 jave,,kur cikli me erdhi ishte shume i rregullt si zakonisht.Para 8 muajve kam pasur nje abort spontan dhe tani kam frik mos perseri kam pasur abort spontan,,a ka mudesi te ket qene nje shtatezani e filluar apo mos ka ndikuar tentimi per shtatezani ne vonesen e ciklit.Te lutem me rekomando cfare duhet te bej pasi edhe tek doktoresh nuk shkova pasi po prisja qe nese jam shtatezen te behesha te pakten 6 javeshe.faleminderit.

Danja Danja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Danja

Edhe mund të ketë ndodhur një abort spontan, nëse kohë e ciklit ka qënë e shtyrë dhe nëse ke tentuar për shtatzëni. Të rekomandoj që të kontaktosh mjeken obstetre-gjinekologe për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti