Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndjenja e te vjellurit ne shtatzeni

Pershendetje e nderuar Doktoreshe.. Jam ne shtatzanine e pare, afro javes 7 dhe kam shume ndjenja te te vjellurit..ndonje shqetesim tjeter nuk kam dhe me ushqimin po jam mir, vetem se po me mundon kjo ndjenje sa ne mengjes por dhe gjate dites. nje dite verejta edhe pak fare gjak nxjerre nga goja teksa kisha pak te vjella ne mengjes heret.Une bera testin e me rezultoi pozitiv ama te mjeku sjam vizitu akoma..

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajna

Është koha që të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, për të konfirmuar praninë e shtatzënisë. Mjeku do të bëjë analiza dhe ekzaminimet e duhura dhe do të japë rekomandimet e nevojshme në mënyrë që shtatzënia të ketë ecuri sa më normale.

Për të lehtësuar sado pak ndjenjën e të vjellurit, të rekomandoj të ushqehesh nga pak dhe shpesh (disa herë në ditë). Kryesisht konsumo biskota ose bukë të thekur. Edhe konsumi i lëngur të portokallit të shtrydhur e lehtëson këtë gjendje. Shmangu erërave të forta të guzhinës dhe konsumit të ushqimeve pikante apo të skuqura. Zakonisht ndjenja e të vjellit kalon pas javë së 12-të të shtatzënisë. nëse ndjenja do të zgjasë më shumë se 12-të javë, kontakto një mjek gastroenterolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti